Thursday , August 5 2021

Pak muaj më parë humbi të atin/ Këngëtari shqiptar bën realitet ëndrrën më të madhe

Këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e tij më të dashur, babain në muajin mars. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram. Trimi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë dhe i lajmëroi të gjithë.

Ndërsa sot pas disa muajsh tepër të vështirë, këngëtari ka zbuluar se ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe. Ai ka treguar se ka blerë një shtëpi të re dhe ka publikuar një foto brenda saj.

“Ëndrrat bëhen realitet! Shtëpi e re! Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar Trimi