Friday , July 23 2021

Magazina në Elbasan përfshihet nga flakët, digjen tërësisht materialet brenda

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 ne Bradashesh. Zjarri ka përfshirë të gjithë hapësirën e godinës dhe djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

Mësohet se tre automjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu bëhet e ditur se magazina është e mbushur me lëndë drusore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.