Saturday , November 27 2021

“Qershi dhe dashuri”/ Festa e qershive në Godolesh mbledh qindra njerëz

“Qershi dhe dashuri” mblodhi qindra njerëz ne festen tradicionale te Godoleshit ne Elbasan. Aktiviteti synon te promovoje prodhimet tradicionale te zones e sidomos qershinë. Godoleshi njihet per prodhimin e qershive, prodhim i cili mbulon nje pjese te mire te tregut vendas.

Festa ka tërhequr vëmendjen edhe te turisteve te huaj.

“Me pëlqen këtu, mezi po pres te fillojnë gocat te kërcejnë me te gjithë ato kostume te bukura qe kane veshur. Herën tjetër do te kthehem serish por me familjen, kudo qe shkoj ne bote njerëzit duken te ftohte, ndërsa ne Shqipëri njerëzit kane kënaqësi kur te mirëpresin, janë njerëz te ëmbël dhe mikpritës, dhe mikpritja është ajo qe e bën Shqipërinë me te bukur”, shprehet njëri prej tyre.

Kjo feste është një nga festat e përfshira ne kalendarin e festave te bashkisë Elbasan neper mjet te cilave kërkohet te promovohen zonat me te spikatura me qellim zhvillimin turistik, por edhe gjallërimin e fshatrave.

Top Channel