Saturday , November 27 2021

Aksident i rëndë në autostradë, një makinë përfundon në karburant, ka të plagosur

Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur mwngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, si pasojë e një aksidenti rrugor. Një mjet që është përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ka përfunduar në një pikë karburanti.

Dy të rinj që udhëtonin me mjetin e aksidentuar kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre raportohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.