Wednesday , October 20 2021

I nxehti afrikan ‘mbërthen’ vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë del me Njoftimin urgjent: Kujdes!

I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë ku ditën e sotme temperaturat do të arrijnë në 40 gradë celcius. Ministria e Shëndetësisë ka dalë me disa këshilla për qytetarët, ku këshillon që të shmangin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekstremale. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast se nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.

-I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni? Qëndroni larg të nxehtit

-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës

-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara

-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta

-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë

-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët

-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.