Saturday , November 27 2021

Jennifer Lopez më në fund i jep fund beqarisë, pritet të martohet me dashurinë e jetës, Ben Affleck

Jennifer Lopez do i japë fund beqarisë. Mediat shkruajnë se aktorja bukuroshe pritet të martohet me aktorin Ben Affleck. Tashmë aludohet se aktori po pretendon që t’i propozojë këngëtares martesë gjatë muajit tjetër. Aktori ka gjetur një ditë të veçantë për ta bërë këtë gjë, pikërisht, ditën kur aktorja të mbushë 52 vjeçe.

“Ben po pretendon të ketë një lidhje më të gjatë, prandaj po mendon që t’i propozojë”, është shprehur një burim afër aktorit.

Vlen të përmendet se dyshja janë duke jetuar së bashku në një rezidencë në Los Angeles, ndërsa paparacët i kanë fotografuar së fundmi duke u puthur.