Saturday , November 27 2021
Artan Lame, duke folur gjate tryezes se Grupit te Punes te PS per Infrastrukturen, ne kuader te konsolidimit te programit te ri qeverises "Per nje Rilindje Kombetare".

Kërkohen drejtorë të rinj te Kadastra, Artan Lame del me njoftimin e papritur

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, ka bërë sot thirrje për drejtorë të rinj në zyrat e institucionit që ai drejton. Sipas Lames, do të largohen nga detyra të gjithë drejtorët e komanduar dhe atë që nuk kanë justifikuar punën. “Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” u shpreh Artan Lame.

Më tej, ai pranoi zvarritjet në zyrat e Kadastrës dhe tha se ka drejtuar që nuk ju kanë shërbyer qytetarëve.

“E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” shtoi kreu i Kadastrës.