Wednesday , October 20 2021

Sa të informuar jeni rreth…Ndihma ligjore falas në shërbim të qytetarëve/ Fushatë ndërgjegjësuese në Elbasan

Ministria e Drejtësisë vijon promovimin e shërbimit ligjor për qytetarët, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të shtetasve mbi shërbimin juridik falas. “Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas zhvilloi një fushatë ndërgjegjësuese për shërbimet ligjore që ofrohen falas nga shteti në qytetin e Elbasanit, nëpërmjet bisedave me qytetarët, afishimit të posterave në institucione të ndryshme dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Fushata e ndërgjegjësimit u zhvillua pranë institucionit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pranë zyrës së ADISA dhe asaj të ASHK-së. “Këto fushata ndërgjegjësimi do të vijojnë në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve”, theksoi Gjonaj.