Wednesday , October 20 2021

Sipas studimeve të fundit, t’i kushtosh rëndësi muajit të lindjes nuk është një gjë absurde, por…

Shpesh mendojmë shumë pak në lidhje me stinën apo muajin në të cilin do të vijë në jetë fëmija. Ndonjëherë është më tepër e rëndësishme të ngjizet një bebe. Por sipas studimeve të fundit, t’i kushtosh rëndësi muajit të lindjes nuk është një gjë absurde, por shumë e rëndësishme në lidhje me shëndetin.

Rezultati i studimit

Ai u krye nga një grup studiuesish të Cambridge University dhe u publikua në revistën Heliyon, duke marrë në studim rreth 1.000.000 britanikë të rritur dhe ecurinë e shëndetit të tyre gjatë viteve. Qëllimi i tyre ishte të zbulonte ndikimin e stinës së lindjes në shëndetin e personit.

Të gjitha meritat e vitaminës D

Ekspertët nxorrën përfundimin se vitamina D do të ishte një substancë shumë e rëndësishme për shumë funksione të organizmit. Nëse fëmija kishte lindur në muajt e verës apo në fund të pranverës do të kishte marrë një sasi më të mirë të kësaj vitamine që në barkun e nënës, kështu ata do të kishin një peshë dhe gjatësi më të mirë gjatë jetës.

Gjithashtu vajzat që kanë lindur në qershor, korrik dhe gusht do të hynin në periudhën e pubertetit më vonë se moshataret e tyre. Vitamina D do të kishte efekte pozitive në zhvillim dhe shëndetin e fëmijës.

Sipas disa studimeve të tjera, fëmijët  e lindur në dimër do të jenë më të rrezikuar ndaj alergjive ushqimore si edhe astmës.