Thursday , August 5 2021

Tjetër Mihal në jug/ “Më jep lekët e dëmit…”, ja si nisi shêrri mes pronares së hotelit dhe çiftit në Himarë

Më herët gjatë ditës u bë publik një lajm se si një pronare hoteli në Livadh mbante peng një çift që kishin shkuar për të kaluar disa ditë pushim në hotelin e saj. Çifti që shoqërohej nga vajza e tyre u larguan nga hoteli ku po qendronin pasi nuk ishin të kënaqur me kushtet që ofronte hoteli, por një largim i tillë nuk është pëlqyer aspak nga pronarja. Ajo i ka prerë rrugën çiftit dhe nuk i ka lënë ata të largohen edhe pse ata ishin me vajzën e vogël e cila qante vazhdimisht.

Mësohet se pronarja e hotelit ku kishte qëndruar çifti merr në telefon Policinë pasi u ka prerë rrugën atyre dhe u kërkon paratë e saj me pretendimin se i kanë djegur çarçafët, ndërsa burri filmon gjithçka nga brenda mjetit.

Gruaja: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?

Pronarja: Më jep lekët që më ke bërë dëm…

Gruaja: Kam bërë unë dëm.

Pronarja: Më ke djegur…Tani do më japësh lekët.

Burri: Kë ndjek ti nga prapa dhe i bllokon rrugën? Do dalësh si ai. Hajde këtu se do ta tregoj unë.

Pronarja: Po vjen Policia këtu lart.

Burri: Po, po pa merak.

Pronarja: Unë jam në Livadh, po më ikin njerëzit, më kanë bërë dëm të madh dhe s’po më japin lekët. Jam në mes të rrugës, se ndryshe më ikin pa paguar. Urgjent Policia lart!

Gruaja: Më jep faturën.

Pronarja: Po ta jap unë faturën. Nuk ta hap rrugën se ke ikur si hajdut.

Burri: Po, po. Pa merak se do dalësh në Facebook. Do ta shohësh ti.

Gruaja: Mami, lepurushe. Ajo teta është shumë e acaruar, ndaj ti do qetësohesh sepse dhe teta do qetësohet. Do vijë xhaxhi polici dhe do ta sqarojë sesi është e vërteta.