Thursday , August 5 2021

Temperatura deri në 40 gradë/ ISHP nxjerr njoftimin e rëndësishëm dhe kërkon ndihmën e të rinjve

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm përgjatë verës, veçanërisht në ditët e temperaturave të larta të cilat pritet të arrijnë në 40 gradë. ISHP bën thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm ndaj të afërme, familjarëve apo të moshuarve që kanë probleme dhe kalojnë shumë kohë vetëm.

“Gjatë një vale të nxehti, ndihmoni personat që vuajnë nga i nxehti. Kontrolloni familjarët, shokët dhe komshinjtë që kalojnë shumë kohë vetë. Personat e moshuar ose të sëmurë që jetojnë vetëm duhet të vizitohen të paktën një herë në ditë.Gjithashtu ndiqni një kurs të ndihmës së parë për të mësuar se si të veproni gjatë emergjencave si pasojë e temperaturave të larta”, këshillon Instituti i Shëndetit Publik.ù