Saturday , November 27 2021

“Pikë plumbi” me Audi 70 mijë euro, makinën që u përfshi në aksidentin trágjik e drejtonte djali i biznesmenit të njohur

Mëngjesin e kësaj të premte mbarë opinioni publik u shokua nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku si pasojë u shua jeta e katër antarëve të familjes Gushi. Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, dhe Eva Gushi, 9 vjeçe ishin viĸtimat e aksidentit trágjik, ku mjeti tip audi i cili drejtohej nga i riu Igli Madani përplasi nga pas mjetin tip “Toyota” ku po udhëtonin katër anëtarët.

“Audi A8” me targa AA 107 XX, është super mjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, Igli Madani, Fabio Lamaj e Glori Selimi, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mjeti është në emër të babait të Igli Madanit, Bashkim Madani, i cili është biznesmen i njohur në fushën e tregtimit të makinerive të rënda të ndërtimit.