Thursday , August 5 2021

Shoferja humb kontrollin, automjeti përfundon brenda lokalit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë në zonën e Brrylit. Drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar brenda lokalit. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore dhe as rrethanat e aksidentit. Mendohet se shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte e ka bërë që të humbte kontrollin e mjetit dhe të përfundonte në lokal.

Në videon e mëposhtme të siguruar nga JOQ, shihet se si makina është futur në pjesën e parme të lokalit, ndërsa disa banorë janë afruar për ti ardhur në ndihmë shoferes.