Friday , July 23 2021

‘Benz’-i përfshihet nga flakët në ecje, shpëton mrekullisht shoferi, çfarë ndodhi?

Një makinë është përfshirë nga flakët në Fier dhe për pasojë është shkrumbuar. Ngjarja ndodhi në Portëz. Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 002 IR ka marrë flakë në ecje, ndërsa shoferi ka arritur që të zbresë në kohë nga mjeti, duke shpëtuar mrekullisht pa lëndime.

Pas sinjalizimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse pasi mbërritën në vendin e ngjarjes kanë arritur të shuajnë flakët. Dyshohet shkëndije elektrike në motorrin e makinës.

Makina është dëmtuar në pjesën e përparme të saj duke u shkrumbuar plotësisht.