Wednesday , December 1 2021

U “zhduk” prej një muaji nga rrjetet sociale/ Marina Vjollca shtatzënë? Ja komentet që ngrejnë pikëpyetjen

Moderatorja Marina Vjollca ka qëndruar përreth një muaji larg rrjeteve sociale. Bukuroshja e ekranit pak ditë më parë është bërë sërish aktive në rrjet ku ka publikuar një foto dhe krahas shkruan: “Më mori malli për të gjithë ju”. Menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente duke i treguar dashurinë moderatores.

Advertisement

Por disa prej tyre kanë ngritur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë. Të shumë janë ata që kanë komentuar duke e pyetur moderatoren se si e ka bebushin.

Në foton e postuar Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Nuk e dimë nëse këto janë thjesht aludime të fansave apo vërtetë Marina po pret një bebush. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e moderatores, e cila duhet të theksojmë se është shumë e rezervuar përsa i përket jetës private./ CNA.al