Wednesday , October 20 2021

Romeo dhe Donald Veshaj flasin për jetën private dhe i çuditën të gjithë: Nuk kemi të dashura, çfarë ndodhi me Aleksian?

Romeo dhe Donald Veshaj kanë folur në emisionin Soirée për këngën e re që kanë publikuar, e cila titullohet “Margarita”. Dashur padashur djemtë u vendosën përballë disa pyetjeve nga jeta private. Moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse të dashurat e tyre janë bërë xheloze për vajzat e bukura që kanë në videoklip.

“Kush të dashura? Nuk kemi të dashura”, -thanë çunat, ndërsa Donaldi shtoi: “Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin.” Duke folur për këngën e tyre, binjakët kanë pohuar që nuk janë dakord që këngët të trajtojnë vuajtje apo dhimbje, prandaj kënga e tyre ka tjetër fokus. Madje, Romeo është shprehur se çdo ndarje është e bukur, kështu që s’duhet t’u marrim anën e keqe gjërave.

“Dua që kur të hap radion, të mos dalin disa materiale që kanë energjinë ‘Ty do të të kthehet gjithçka që më bëre/ Oh ne u ndamë, por ne do kthehemi një ditë’. Jeta është e bukur, shijoje. E kemi ne në dorë që të bëjmë disa gjëra me energji të mirë. Pse duhet t’i këndosh dhimbjes. Çdo ndarje është e bukur. Pse t’i marrim gjënë e keqe githçkaje?” –ka thënë Romeo.