Friday , July 23 2021

A janë bashkë? Tea Trifoni zbulon të vërtetën e lidhjes me Fation Kuqarin!

Një pjesë e konkurrentëve të sezonit të dytë edhe pas përfundimit të “Përputhen” kanë mbajtur miqësitë. E disa prej tyre janë bërë koleg e miq edhe me produksionin, por nga postime të shpeshta në Instagram patjetër që publikut i lindin shpeshherë dyshime për marrëdhënien mes personazheve që pak muaj më parë dilnin në takime dashurie para të gjithëve.

Së fundmi në “shenjestër” është Tea dhe Fation, sidomos tani që janë në jug!

Nuk është hera e parë që dyshja shfaqen në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, por së fundmi ata kanë nisur pushime. Teksa Tea ka publikuar Fationin nga bregdeti menjëherë ndjekësit e kanë bombarduar në pyetje se ç’po ndodh mes tyre.

Por Tea i ka qartesuar dhe i është përgjigjur se s’ka asgjë mes tyre dhe se me pushime janë në grup jo vetëm”.