Friday , July 23 2021

Berati ‘gumëzhin’ nga këngët e vallet, çel siparin Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë. Merr pjesë edhe trupa nga Elbasani

Për herë të parë në Shqipëri organizohet ngjarja më e madhe teatrore për fëmijë. Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë ka çelur siparin e tij në qytetin e Beratit. Trupat teatrale me fëmijë nga 6 qytetet: Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Berat do të performojnë çdo natë në skenën e Festivalit që bashkia e Beratit e ka improvizuar në qendrën e lagjes muzeale ’Kala’.

Në natën e parë të Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë kanë performuar trupat tetrale të qyteteve Durrës e Vlorë ,të cilët me mjeshtëri dhe pasion krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme festive për të pranishmit.

Kanë qenë fëmijë të moshave 8-15 vjeç, që janë ngjitur në skenën e teatrit për të performuar pjesë të ndryshme dhe të njohura teatrale shqiptare. Pas këtyre dy qyteteve,në skenën e festivalit do të ngjiten në netët në vazhdim trupat teatrale të qyteteve: Elbasan, Gjirokastër e Korçë dhe Berat.

Juria prestigjoze e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku do të vlerësojë në natën finale të Festivalit, mbrëmjen e 1 Korrikut se cila nga trupat teatrale të fëmijëve do të jetë fituesja e Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë./shqiptarja.com