Thursday , August 5 2021

Ish-konkurrenti i “Përputhen” plas ‘b0mbën’, i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e tij: I martuar prej dy vitesh dhe baba

Ish-konkurrenti i “Përputhen 1” dhe “It’s my love”, Lulzim Jashari i ka lënë të gjithë gojëhapur me deklaratën e tij në emisionin “N’Kosovë Show”. Ai ka plasur b0mbën, duke treguar se është i martuar që dy vite, madje së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, e cila quhet Albina, u fut në studio, duke i habitur të gjithë. Ajo tha se është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Lulzimi rrëfeu se produksioni ka qenë në dijeni të martesës së tij.

“Është nusja ime. Jam thjesht një showman, nuk kam shkuar në emisione dashurie për të gjetur femër. Më kanë pranuar si showman edhe në fillim kur jam futur në program më kanë thënë “Okay, nuk ka problem”. Gruas ia kam dhënë fjalën që nuk do ndodhte asgjë. Kam dashur t’i thyej të gjitha tek rekordet e me dal si king. Prapë si king dal. Nusen e dua shumë”, rrëfeu ai, teksa u çua dhe i dhuroi një puthje partneres.