Wednesday , December 1 2021

“Këtë presion e kam nga fëmijët”, Alma Bektashi merr vendimin e rëndësishëm pas ndarjes nga bashkëshorti

Alma Bektashi është një ndër këngëtaret shqiptare më hermetike kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Sëfundmi është përfolur se Alma i ka dhënë fund martesës 25 vjeçare me bashkëshortin e saj, pasi Sokoli e ka trádhtuar me një psikologe 20 vite më të re.

Advertisement

E ftuar në emisionin e mikeshës së saj, Jonida Maliqit, Alma nuk preferoi të fliste aspak për martesën apo ndarjen. Megjithatë e nxori një informacion të vogël. Këngëtarja shprehu dëshirën që së shpejti të zhvendoset në Tiranë me fëmijët.

Alma tha se i mungon shoqëria në Tiranë dhe se fëmijët ia kërkojnë gjithashtu që të zhvendosen në kryeqytet. “Kur vij në Tiranë e ndjej shumë që njerëzit më duan. Këtu kam miq të vërtetë që mund të mos i takoj 6 muaj, 7 muaj, mbase dhe 1 vit, por aty ku e ke lënë bisedën, aty e vazhdon dhe mua kjo më mungon. E dua Tiranën shumë prandaj dua të rikthehem se këtë presion e kam edhe nga fëmijët”-tha Alma në “Jonida’s room”.