Wednesday , October 20 2021

Nuk kanë të sosur këto ditë/ Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, ku një mjet ka goditur nga pas një zetor dhe për pasojë drejtuesi i zetorit Zeqir Lleshi ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit, Xhevahir Dashi.