Saturday , November 27 2021

Përplasjet për vijën bregdetare s’kanë fund, digjen 60 shezlongë në Drimadhe (Dyshimet e para)

Vijojnë përplasjet për vijën begdetare në vend. Pas trαgjedisë në Velipojë, ku katër persona mbetën të vrαrë dhe 2 të plagosur për shezlonget, përplasjet vijojnë në Drimadhe. Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe i është vënë flαka 60 shezlongeve.

Mësohet se shezlonget që janë djegur janë në pronësi të shtetasit Bilbil Domi, 55 vjeç, i cili sapo kishte marrë lejen për të shfrytëzuar zonën e plazhit.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë konkurenca, midis bizneseve që janë pranë.