Saturday , November 27 2021

“Ke kohë sot për një takim…”? Kryeministri Rama ftesë live avokates, ja përgjigja e saj

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me takimet virtuale me të rinjtë të diplomuar jashtë vendit. Një prej tyre ishte dhe avokatja Blerina Xheraj, e specializuar për çështjet e arbitrazhit, e cila ka arritur që të marrë menjëherë vëmendjen e kryeministrit. Pasi mbaroi prezantimin e saj, Rama kërkoi menjëherë takim me të, ndërsa paraprakisht e pyeti nëse kishte mundësi kohore.

“Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?”, pyeti Rama, ndërkohë që Xheraj iu përgjigj pozitivisht ftesës. Gjatë prezantimit të saj ajo tha se kishte interes të ndryshonte dhe të jepte kontributin e saj në fushën e legjislacionit, pranë Avokaturës së Shtetit.