Wednesday , December 1 2021

Qendra e Artit në Elbasan, drejtori i teatrit, Kapaj, flet për aktivitetet e larmishme artistike që na presin

Qendra e Artit në Elbasan po zhvillon aktivitete të ndryshme artistike. Muzika, konkurse artistike me të rinjtë janë disa nga aktivitetet, por puna po vijon dhe për një premierë në teatrin “Skampa”. Drejtori i Qendrës së Artit Elbasan Kliton Kapaj, thotë se të punosh në një komoditet dhe mbështetje maksimale nga bashkia Elbasan sigurisht, që përgjithësia është më e madhe për evente cilësore.

“Nisëm menjëherë me festat administrative dhe pikërisht me “Funar Fest” në një nga pikat më të bukura turistike të Elbasanit. Duke vazhduar me festën “Miqtë e Malit” në Gjinar, dy evente ku pati një publik dhe një atmosferë fantastike”, tregon Kapaj.

Advertisement

Në vijim të veprimtarive, Kapaj shprehet se me datë 25 qershor u mbyll një nga eventet më të rëndësishme, koncert lirik “Mirësevjen në Elbasan”, me tre tenorë me drejtimin e maestro Zeqir Sulkuqit dhe dirigjimin e Leonardo Quadrini, ku interpretuan mrekullisht Josif Gjipali, Mustafa Imeri dhe Kastriot Tusha, si dhe të ftuar Florian dhe Xheni Sulkuqi. Sezoni veror do të ketë të tjera veprimtari, Diversiteti Kulturor një javë mbushur me aktivitete, panair, koncert dite me DJ, muzikë elektronike, një ditë kushtuar fëmijëve apo dhe “Maratona e Këngës”.

Në lidhje me punën që bëhet në Qendrën e Artit, Kapaj shprehet se punohet për aktivitete me cilësi. “Synimet e mia si profesionale ashtu dhe të ambicies personale është të mbaj lart vlerat artistike- kulturore të qytetit tim, duke i servirur aktivitete me cilësi të lartë dhe gërshetuar punë me artistët e qytetit, dhe ato të ftuar me impenjimin që këto vlera ti përcjellim edhe tek brezi i ri”, thotë ai.

Elbasani shprehet Kapaj ka një publik të mrekullueshëm, që të vë përpara përgjegjësisë për aktivitete me nivel. “Dera e teatrit “Skampa” është e hapur si për regjisorët më të mirë ashtu dhe për dirigjentët më në zë”, pohon ai.

Kapaj vijon më tej se puna shtrihet që në moshat e vogla, si me teatrin e fëmijëve që po punon për premierën me regji nga Elona Mamo./sot