Friday , July 23 2021

Shumë e trishtë/ Poni humb njeriun e afërt: Për çfarë të qajë motra jote për ty?

Kushërira e këngëtares Poni ka ndërruar jetë në moshë të re. Lajmin e ka dhën

ë vetë Poni, përmes një dedikimi në rrjetet sociale, ku përkrah një fotoje të të afërmes që e quante motër, shkruan: “Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe, e të më thotë se ti je me ne? E bukura ime ti! Për çfarë të qajë motra jote për ty? Për rininë tënde apo tri yje që ke lënë mbrapa? O zot i madh, ma bëj engjëll këtë lule të bukur, që na copëtoi zemrën! Mos ki merak e shtrenjta ime për Elën, Nadën dhe Martinin, do t’u gjendemi gjithmonë pranë sa të mundim. Kur të vij në Itali, unë do pres të hysh si flutur, e të ulesh në supin tim e të këndosh bashkë me mua, o e bukura ime!”