Friday , July 23 2021

U shndërrua në milioner gabimisht, por e pëson keq 35-vjecari. Shpenzoi…

Román Yurkov, një 35-vjeçar rus, është dënuar me 6 vite pasi shpenzoi gjysmën e 1 milion eurove që i kaluan gabimisht në llogarinë e tij bankare. Në 30 maj të vitit të kaluar, Yurkovit iu mbush gabimisht llogaria me 1 milion euro dhe në vend që të njoftonte bankën, përdori një kompani bastesh për të tërhequr më shumë se 500 000 euro nëpërmjet 220 transaksioneve.

Me këto para’, ai bleu 3 apartamente, një iPhone dhe dy makina.

Gjithashtu, bëri edhe disa udhëtime jashtë vendit. Kur banka bëri verifikimet e saj dhe kuptoi gabimin, rusi u detyrua të kthejë 450 000 eurot që ende nuk kishte mundur t’i shpenzonte. Sipas “RT”, Yurkov u aṙestua në dhjetor dhe u akµzua për vjedhje, ndërsa gjyqtari e dënoi me 6 vite bµrg, pavarësisht se i pandehuri u mbrojt duke thënë se paratë i kishte fituar me baste.