Friday , July 23 2021

Hapen aktivitetet/ Ndryshon sërish ora policore! Nga nesër qarkullojmë lirshëm deri në oren…

Duke nisur nga nesër, ora policore do të shkurtohet me një orë dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri do të mund të qarkullojnë lirshëm, deri në orën 00:00. Ky ndryshim orari përfshin edhe baret e restorantet, por nuk ndryshon asgjë për klubet e natës dhe muzikën. Muzika do të vijojë ta ketë afatin deri në 22:00, dhe pas kësaj ore, volumi duhet të ulet.  Kështu, izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën, sipas protokollit të miratuar nga ISHP-ja. Edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike kulturore, si dhe konferencave do të lejohet prezenca e spektatorëve.

Në ditët e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë identifikuar vetëm shtatë raste të reja.