Thursday , August 5 2021

Termometri shënon 49°C në këtë shtet, qindra persona humbin jetën

Shumë persona kanë humbur jetën në Kanada pas temperaturave të larta që kanë goditur vendin. Mediat e huaja bëjnë me dije se 130 persona kanë humbur jetën në mënyrë të papritur, shumica të moshuar apo me probleme të rënda shëndetësore. Autoritetet raportojnë se temperaturat e larta ka qenë ndikues në personat që kanë humbur jetën.

Ditën e djeshme Kanadaja regjistroi temperaturat më të larta për të tretën ditë radhazi 49.5C.  Kto janë temperaturat më të larta që janë regjistruar ndër vite.