Wednesday , December 1 2021

Mesazhi i mjekes së njohur: Kujdes! Në çdo rrugë që kalojmë, mund të ketë ëngjëj që flenë (Foto)

Në këto ditë ku gëlojnë lajmet e hidhura, humbjet e jetëve, dhe kur kronika e zezë është bërë shumë e pranishme përmes lajmeve të k0bshme, që lexojmë e që njihemi çdo ditë, doktoreshë Senera Hoxha vjen me një mesazh plot dritë e mëngjesit të fundqershori.

Advertisement

 “Në çdo rrugë që ne kalojmë, mund të ketë ëngjëj që flenë. Udhëtoni me kujdes”, shkruan doktoresha në rrjetin social “Instagram”.

Bashkëngjitur këtij mesazhi, Hoxha ka postuar foton e së bijës, e cila thotë shumëçka përmes bukurisë së një qenie të përkryer. E veshur me ngjyra, me kokën të mbështetur në sediljen e makinës, në ëndërrime, vogëlushja duket e qetë në harmoninë që të sjellë bota fëminore. Kujtojmë se, doktoreshë Senera Hoxha e ka ngritur zërin për gjithçka shqetësuese që ndodh sot dhe jo vetëm!