Thursday , August 5 2021

Hapi kufijtë, vjen tjetër njoftim i rëndësishëm nga Greqia, me çfarë duhet të jeni të pajisur përpara se të udhëtoni?

Shtetit grek hapi dje kufijtë për shqiptarët. Por sot Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka dalë me një njoftim ku jep detaje lidhur me kategoritë që mund të kalojnë dhe me çfarë duhet të jenë të pajisur udhëtarët. Siç njoftoi pala greke, do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë evropianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusë, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.