Thursday , August 5 2021

Tesla shpërthen në lëvizje, biznesmeni shpëton mrekullisht, vetëm falë…

Një shofer i makinës elektrike Tesla, ka shpëtuar mrekullisht, pasi automjeti, shpërtheu papritur nga flakët. Avokatët e shoferit, pretendojnë se ai mund të kishte vdêĸur pasi papritur makina me vlerë 100 mijë paund, shpërtheu nga hiçi. Sipas raportimeve, shoferi, i cili ishte dhe një sipërmarrës në SHBA, ishte bllokuar brenda mjetit, pasi sistemi i hapjes së dyerve kishte dalë nga kontrolli.

Ai ka shpëtuar vetëm pas shtypjes së butonave të nevojshëm, pasi në të kundërt, incidenti mund të kishte përfunduar me pasoja fatale. Mark Gergos, avokati i BIZNESMENIT, tha se makina kishte ecur vetëm disa metra nga nisja dhe ka shpërthyer në afërsi të shtëpisë së sipërmarrësit.