Thursday , August 5 2021

Varianti Delta hyn në Shqipëri, por kujdes! Mund të ngatërrohet edhe me virozën e stinës. Si ta bëjmë dallimin?

Varianti Delta është një nga variantet që po shqetëson tani gjithë botën, për shkak të transmetueshmërisë së lartë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se tashmë variant Delta i coronavirusit ka hyrë edhe në Shqipëri. 4 pacientë janë duke iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme pasi ka dyshime të forta se janë prekur nga variant i ri i koronavirusit.

Por cilat janë simptomat e këtij varianti? Mjeku infeksionist Gent Stroni ka thënë për emsionin ‘Rudina’ se ky variant mund të ngatërrohet me gripin e verës, pasi simptomat janë pothuajse të njëjta. Megjithatë mes tyre ka edhe disa dallime:

“Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto tek Delta, por ne kemi një dhimbje koke, kemi raninozë ose hundë, pra rrufë. Kemi dhimbje fyti dhe më mbrapa mbivendoset edhe kolla. Këto janë shenja që janë pothuajse në të gjitha virozat, qofshin këto edhe virozat e stinës, megjithatë këtu duhet bërë dhe diferencimi. Nëse ne shikojmë që përhapja e kësaj viroze është e shpejtë në shumë persona në të njëjtën kohë, atëherë detyrimisht duhet të ndalojmë për të parë dhe për të bërë detektimin, analizimin dhe më mbrapa edhe gjetjen e variantit”, -tha mjeku.

Varianti Delta po bëhet shkaku kryesor pse disa vende kanë vendosur të mos i lehtësojnë masat anti-Covid. Ky variant ende nuk është konfirmuar në Shqipëri, ndërsa Kosova konfirmoi dy rastet e para rreth një javë më parë (lexo këtu).