Thursday , August 5 2021

“Do zëvendësoj pjesë të trupit me…”/ Gjeniu 11 vjeçar diplomohet në fizikë: Përjetësia, qëllimi im

Laurent Simons, 11-vjeçari belg, është diplomuar në fizikë në Universitetin e Antwerpen, duke e bërë atë të diplomuarin e dytë më të ri në botë. Gjeniu 11-vjeçar përfundoi studimet në bachelor për vetëm një vit; në një kohë kur studimet zakonisht zgjasin të paktën tre vjet.

Në një bisedë me të përditshmen holandeze De Telegraaf, Simons tha: “Përjetësia është qëllimi i im. Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit që të jetë e mundur me pjesë mekanike. Unë kam hartuar një rrugë për të arritur deri atje. Dua të punoj me profesorët më të mirë në botë, të shoh brenda trurit të njerëzve dhe të zbuloj se si ata mendojnë.”

Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Laurent Simons do të ndjekë zyrtarisht programin master, për të cilin ai tashmë ka marrë disa kurse, dhe më pas synon të përfundojë doktoraturën.