Friday , July 23 2021

Hyn në fuqi vendimi i Këshillit Bashkiak në Elbasan. Të gjitha rrugët ku do të paguani tarifë për parkimin e automjetit. Ja sa lekë për orë

Prej datës 5 korrik ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit Bashkiak Elbasan për tarifën e parkimit të automjeteve në disa nga rrugët dhe sheshet kryesore të këtij qyteti. Punonjës të bashkisë së Elbasanit dhe policisë bashkiake janë afruar pranë automjeteve dhe kanë kërkuar që pronarët të likujdojnë tarifën sipas këtij vendimi.

Mjaft drejtues automjetesh janë shprehur se nuk janë të informuar, ndërkohë që bashkia ka bërë publik lajmin përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

Ja çfarë thuhet në vendim, cilat janë rrugët dhe sa do të jetë tarifa sipas këtij vendimi:

Prej datës 05.07.2021 do të aplikohet tarifa orare e parkimit në vlerën 50 lekë/ ora në rrugët si vijon:

Bulevardi “Aqif Pasha”, rruga “Qemal Stafa”, rruga “Thoma Kalefi”, rruga “Janaq Kilica”, rruga “Kozma Naska”, rruga “28 Nëntori”, rruga “25 Nëntori”, rruga “Rinia”, sheshi prapa Pallatit të Sportit, zona pranë hotel “Skampa”, zona pranë ish kinema “Vullnetari”.

Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.

Ju faleminderit!