Thursday , August 5 2021

Ç’ndodhi mes dy ish-konkurrentëve të Për’Puthen pasi dolën çift bashkë? Ola i ‘hedh kunja’ Muratit

Murati dhe Ola dolën çift nga “Përputhen” mirëpo që nga puntata e fundit në program ku ata ishin bashkë, dyshja nuk janë parë më në shoqërinë e njëri tjetrit. Murati i tha Olës të bënte valixhen gati, pasi do shkonin në Turqi për t’u njohur me familjen e tij.

Tashmë Ola është parë duke shijuar pushimet, por pa Muratin. Së fundmi, ajo ka bërë një postim thumbues në Instagram dhe të gjithëve iu ka shkuar mendja te konkurrenti turk.

“Narcistët do refuzojnë të të japin hapësirën që të nevojitet kur ua kërkon, sepse ata e dinë që me hapësirën kontrolli i tyre vdês”, shkruhet në postimin e Olës, i cili është parë si thumb për Muratin.