Wednesday , December 1 2021

Greqia i bën Shqipërisë ‘dhuratën e madhe’, Ministrja e Shëndetësisë jep Lajmin e mirë

Ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë pak më parë lajmin se Greqia i ka dhuruar Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca të cilat kanë mbërritur në Insitutin e Shëndetit Publik ditën e sotme.

Advertisement

Postimi i Ogerta Manastiliut:

100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.