Thursday , August 5 2021

Erion Isai tregon sa e merr rrogën si kryebashkiak dhe çfarë borxhi i ka Tanit të Topit: Në “Portokalli” merrja…

Ish-aktori i “Portokallisë”, i futur në politikë Erion Isai, “i ka prekur thellë” moderatorët dhe dëgjuesit e “Top Albania Radio”, pasi ka treguar për sakrificën e madhe që po bën, duke qenë kryetar i bashkisë së Kolonjës. Kryebashkiaku socialist, ka rrëfyer se po punon “me humbje”, pasi rrogën e parë që ka marrë kur filloi si aktor, vetëm 15-vjeç, në emisionin e humorit “Portokalli”, e ka pasur 850 mijë lekë të vjetra në muaj, kurse tani merr vetëm 680 mijë.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15-vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15-vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai në “Top Albania Radio”.