Wednesday , December 1 2021

Historia e trishtë/Kush është 19-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e djegieve. (fOTO)

Një javë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi u plagosën katër anëtarë të familjes Gjoka, një prej tyre ka humbur jetën në Itali, si pasojë e plagëve të rënda. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në Itali vajza 19-vjeçare e familjes, Daniela Gjoka, ndërkohë që vijojnë ende të lufťojnë për jetën nëna e saj, motra dhe i vëllai.

Advertisement

Daniela mësohet se do të martohej në muajin Gusht të këtij viti, por ajo ngjarje fatkeqe e së dielës së kaluar ka prerë në mes ëndrrat e saj, dhe ka lënë në ďhimbje të papërshkrueshme familjarët. Alketa Gjoka së bashku me tre fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjitha ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 5-litërshe në hotelin në pronësi të familjes Gjoka në zonën e Velipojës, teksa Alketa kishte tentuar të bënte kafen e mëngjesit, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin ende në gjumë.

Alketa Gjoka tregoi se vajza e saj ishte duke bërë kafen, por kur ka ndezur shkrepësen flaka është përhapur deri në shtratin e fëmijëve. Sipas ekspertëve bombulat e gazit 5-litërshe, veçanërisht nëse lihen shumë kohë pa u përdorur, kthehen në një minë me sahat për përdoruesit, si pasojë e rŗezikshmërisë së tyre, dhe mungesës së kolaudimit.