Thursday , August 5 2021

Mijëra euro për diamantët e shndritshëm në gishtin e saj, zbulohet çmimi marramendës që Ermal Hoxha shpenzoi për unazën e Rezartës

Dy ditë më parë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i dhanë fund “beqarisë”. Çifti pas 17 vitesh romancë vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë. Në një ceremoni private me familjarët dhe njerëzit e dashur Rezarta i tha “Po” babait të vogëlushes së saj Hera. Të pakta ishin momentet që u publikuan nga ceremonia, mirëpo aq mjaftuan për syrin tonë i cili kapi unazën madhështore në gishtin e Rezartës.

Një unazë me diamante e cila nxiti kuriozitetin tonë për të mësuar se sa ishte vlera e saj. Newsbomb.al u interesua pranë argjendarisë ku çifti kishin marrë unazën dhe iu bë me dije se, një unazë e ngjashme me atë të Rezarta Shkurtës vlen mbi 20 mijë euro. Mirëpo, çmimet variojnë edhe më shumë në varësi dhe të llojit të diamantit.