Thursday , August 5 2021

Nisin punimet në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH informon mbi trafikun!

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni. Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas. Ndërkaq, ARRSH thekson se janë marrë masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.