Thursday , August 5 2021

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi shkojnë bashkë për pushime. Kanë zgjedhur një super vend për relax

Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës. Mirëpo në këtë udhëtim ata nuk janë krejtësisht të vetëm, të paktën kështu kemi kuptuar nga rrjetet sociale.

Aleksia Peleshi, e dashura e Romeos, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen duke nënkuptuar se ndodhet pranë Romeos këto ditë. Në fakt në bion e saj në Instagram, ajo tregon se jeton mes Barcelonës dhe Tiranës, ndaj nuk e dimë nëse ajo ka udhëtuar drejt Spanjës bashkë me vëllezërit apo këta të fundit kanë shkuar tek ajo.

Kujtojmë se para disa javësh, të ftuar në emisionin “Soiree”, binjakët thanë se janë beqar, por siç duket kjo deklaratë nuk ka qenë plotësisht e vërtetë për Romeon. Ndërkohë Aleksia dhe Romeo nuk janë shfaqur ende publikisht si çift në rrjete sociale , por postimet nga vendet e njëjta zbuluan gjithçka për marrëdhënien e tyre.

Madje lidhja e tyre është konsoliduar aq sa ata të dy nisën bashkëjetesën disa muaj më parë me njëri-tjetrin. /Iconstyle