Thursday , August 5 2021

‘Shtrëngoni rripin mirë’: Ja sa kushtojnë një kapele dhe çantë nga koleksioni i Luana Vjollcës

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, Luana Vjollca zbuloi befasinë.Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve verore me “IXI”, një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

 Gjatë këtyre ditëve, mund të keni parë në “story” të ndryshme modelet e çantave dhe kapeleve të këtij koleksioni, të cilat kompania dhe Luana ia ka nisur fytyrave të caktuara publike, mes tjerash në shenjë respekti.

Lori Hoxha, Bora Zemani e Albana Osmani kanë qenë disa nga të famshmet që kanë pranuar çantat dhe kapelet e këtij koleksioni. Por, përtej etiketimeve dhe postimeve me qëllim sponzorizimi, sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit të titulluar “The Royal Jungle”?

Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta “shtrëngoni mirë rripin”.

Çantat, në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro.

Për dy produktet, kostoja totale është 208 euro, respektivisht sa gjysma e pagës mesatare në Shqipëri.

E po, moda kushton, edhe në rastet kur është e “shkëputur” nga trendi i tregut për të cilin është krijuar. /Prive.al