Friday , July 23 2021

“Debatet e mia shkonin deri në 1.7 milionë shikime”. Sindi tregon se pse ndenji aq gjatë në Për’Puthen dhe zbardh prapaskenat

Ish konkurrentja e Përputhen, Sindi Loci vijon të jetë akoma në qendër të vëmendjes. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj. Sindi pranon se autorja e programit, Olsa Muhameti e ka mbajtur më shumë në program për shkak të dinamikës dhe debateve të saj me ish konkurrentë të tjerë pasi kishte shumë klikime.

“Mendon se Olsa të ka mbajt më shumë në program sepse je dinamike dhe në këtë mënyrë rriteshin klikimet”, ishte pyetja e ndjekësit.

“Normal, debatet e mia shkonin deri në 1.7 milionë views. Mos të flasim për komentet 3K vetëm në Insta”, përgjigjet Sindi.