Friday , July 23 2021

Mou e kërkon me ngulm, Xhaka bëhet “romak” brenda javës

Roma s’e ka në plan të dorëzohet për Granit Xhakën. Jose Mourinho e ka vendosur në krye të listës së lojtarëve të dëshiruar me çdo kusht brenda merkatos verore.

Por, skuadra romane është duke e pritur zyrtarizimin e Albert Lokonges, zëvendësuesit të Xhakës, si futbollist të ri të Arsenalit, para se të finalizojë blerjen e mesfushorit me origjinë nga Kosova. Sipas “forzaroma.info” dhe Fabrizio Romanos klubet tashmë kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

Arsenali kërkonte 20 milionë euro, por marrëveshja raportohet të jetë arritur për 15 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse. Xhaka nga ana tjetër do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon te Roma.

Ai ka qenë dëshira e madhe e Jose Mourinhos. Blerja e Lokonges nga Arsenali pritet të ndodhë gjatë kësaj jave dhe më pas pritet që Xhaka të ketë rrugën e lirë për në Romë./Top Channel