Friday , July 23 2021

Elbasan/Ndalohet 19 vjeçari. Përndiqte në në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Sipas njoftimit të komisariatit të Policisë së Elbasanit ditën e sotme është ndaluar një 19-vjeçar i cili prej disa kohësh kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një vajze të moshës 16-vjeçe. Gjithashtu i riu kishte kohë që e ndiqte vajzën 16-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasoja psikologjike të renda.

Njoftimi i policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan aŗrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.