Friday , July 23 2021
FOTO ARKIVA

Moti i keq, dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të tunelit të Elbasanit, njëri prej tyre me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit. Si pasojë e motit me shi që ka goditur vendin tonë në orët e drekës. Dy çiklistë kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga.Njëri prej tyre është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të lehta si rrjedhojë nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila tashmë po bën verifikimet në lidhje me aksidentin.