Thursday , August 5 2021

Elbasan/ Shpërthen bombula e gazit brenda byrektores. Vendi

Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në qytetin e Elbasanit. Ngjarja u regjistrua mesditen e sotme pranë poliklinikës së specialiteteve dhe drejtorisë së policisë. Për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht punonjësit e byrektores, por edhe kalimtarët e rastit

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.