Thursday , August 5 2021

Flakët përfshijnë një makinë pranë tunelit Tiranë-Elbasan, digjet plotësisht

Një makinë është djegur plotësisht pak minuta më parë pasi u përfshi nga flakët për shkaqe dhe rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në dalje të tunelit Tiranë – Elbasan, raporton noa.al.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O.K., 45 vjeç, banues në Elbasan, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur plotesisht.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.