Thursday , August 5 2021

Moderatorja e njohur rrëfen si i shpëtoi rrëmbimit: Më ndoqi dhe donte të më fuste në makinë. Që prej asaj dite…

Modelja e njohur, Lei Kraja, ka rrëfyer së fundmi një histori të frikshme, të cilën nuk e kishte treguar më parë. Ajo ka zbuluar se gjatë kohës që jetonte në Nju Jork, arriti të shpëtonte nga duart e një maniaku, i cili donte ta rrëmbente. “Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë.

Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë.

Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, rrëfeu Lei teksa ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

E pyetur se si arriti që të shpëtonte, moderatorja e sportit tha: “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”. Moderatorja shtoi se pas kësaj ngjarjeje kishte frikë të dilte natën vetëm dhe se sot e kësaj dite mban gati një çelës me vete për t’u mbrojtur e goditur kur lëviz në mbrëmje.