Friday , July 23 2021

Me makina luksoze fluturojnë me 225 km në orë dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin rrugës, i ikin policisë por e pësojnë rëndë

Policia e Shtetit ka bërë me dije ditën e sotme se ka gj0bitur dy shtetas nga Kosova, të cilët po bënin gara me njëri-tjetrin dhe nuk i kanë ndaluar policisë. Blutë bëjnë me dije se ata ishin me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, ndërsa dy kosovarët nuk i kanë ndaluar policisë në Fier por janë bllokuar nga Policia në hyrje të Vlorës.

“225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vr astare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.”, shprehet policia.